Skulptori Pjerin Kolnikaj i ka të rralla intervistat në media. Mirëpo, këtë herë ai ka zgjedhur të rrëfejë gjithçka për emisionin “Pas Mesnate”, nga ndikimi i qytetit të Shkodrës, profesorët Vladimir Jani dhe Ismail Lulani dhe deri te fryma e familjes, që ai të merrej me art.
“Është fati im që kam lindur që kam lindur në qytetin e Shkodrës, e thënë me një fjalë, në raport me qytetet e tjera të Shqipërisë, ndoshta duke futur dhe Tiranën, sepse për një fëmijë… Pra, Tirana ishte kryeqytet dhe si betoniere e madhe nga e gjithë Shqipëria, merr ato resurset e veta… për një fëmijë qyteti është edhe më i përceptueshëm dhe mendoj që kam qene me fat se kam qenë në qytet dhe gëzonte emrin qytet. Ndoshta, Tirana nuk ishte dhe aq qytet, sa ishte kryeqytet. Pra, ishte një qytet provincial me të gjitha kodet e veta dhe me të gjitha mundësitë e veta dhe në këtë aspekt jam me fat që kam lindur nga Shkodra se unë jam nga Malësia e Madhe.
Fati në atë qytet më ka sjell fatin e madh të jem afër këtyre personazheve që për kocidenc në shkollën time 8-vjeçare, në klasën e pestë kur ndahen lëndët, mua më ka dhënë mësim Vladimir Jani, kur e kujtoj këtë lloj rastësie më duket mrekulli. Mendo një fëmijë në klasën e pestë që e fton në shtëpi një personazh që kishte mbaruar në Firence dhe në shtëpinë e tij ndihej një aromë Firence. Menjëherë në atë kohë unë shkova dhe në shtëpinë e pionerit dhe për fat ishte kërkesë e prindërve dhe e imja ishte përzgjedhja për pikturën. Domethënë, ishte një kërkesë e prindërve dhe e imja. Fati im ishte Ismail Lulani, i mrekullueshëm, para fatit të qytetit është dhe fati familjar shumë i rëndësishëm. Familja ishte shumë nxitëse dhe përkrahëse në ecurinë tonë si fëmijë, me një model të mrekullueshëm të babit tim një inxhinier i pasionuar dhe nana që kërkonte që ne të ishim si baba”, tregoi Kolnikaj./abcnews.al