Rrëfehet piktori Luca: Më hoqën nga Akademia, se vizatova për mungesë letre pas portretit të Stalinit

schedule11:10 - 3 Nëntor, 2023

schedule 11:10 - 3 Nëntor, 2023

Gjatë rrëfimit të tij, në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, piktori i njohur Bujar Luca është kthyer pas në kohën kur studionte në Akademinë e Arteve.

Ai ka kujtuar momenti kur e hoqën nga Akademia, pasi vizatoi për mungesë letre pas portretit të Stalinit.

Luca thotë se ky çast sot e bën të qesh, por dikur i ka shkaktuar një dhimbje të pafundme.

“Ne atëherë kishim një mungesë të jashtëzakonshme për çdo gjë, një mungesë të mjeteve të punës. Domethënë çdo gjë mungonte që nga penelat deri te telajot dhe letra. Edhe projektin e diplomës që pata bërë më që më mungonte letra, pata marrë një katalog të pikturave sovjetike të asaj kohe që nga një anë ishin riprodhim dhe nga një anë e bardhë. Pata vizatuar mbi fletën e bardhë, por komisioni në një moment të caktuar ktheu fletën dhe pa që nga tjetër ishte një pikturë e Realizmit Socialist sovjetik, shkollë ku ata kishin mësuar. Pra, portreti i Stalinit, i cili bëri të përjashtohesha dhe nga shkolla. Kjo ishte diçka që nuk mund të falej. Kështu që nga gjykimi që po bënim për projekt diplomën, kaluam nga gjykimi si ishte e mundur që nuk kisha marrë në konsideratë që të tregova një mungesë respekti për këto vepra. Është një gjë absurde. Sot na bën të qeshim, por që mua më kanë shkaktuar dhimbje të pafundme”, u shpreh piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!