Rrëfehet piktori i njohur: Priteshin emërimet, pse nuk më transferuan në Vlorë me urdhër të ministrit

schedule13:46 - 21 Prill, 2023

schedule 13:46 - 21 Prill, 2023

Gjatë rrëfimit të tij, në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, piktori Hasan Nallbani është ndalur te periudha kur ishte asistent pedagog dhe prisnin ta emëronin.

Në fillim i thanë të qendrojë në Berat, por ai nuk pranoi dhe kështu mes shumë propozimesh, e emëruan në Vlorë. Mirëpo, as kjo nuk miratua dhe në fund Nallbani përfundoi në Institutin e Monumenteve.

“Unë fillimisht kam ndejtur si një asistent pedagog në shkollë një vit. Nga studentët që mbaruan ishim nja 13 ne, ata vunë dorën te unë. Edhe ndejta aty një vit dhe pas një viti shkoj te drejtori i institutit unë dhe i them që ça përfundimi ka kjo punë se atëherë priteshin emërimet.

‘Dëgjo Hasan, ne të mbajtëm jo rastësisht. Ne menduam që do rrije këtu, por është një arsye që unë nuk e kam më në dorë. Do shkosh në Berat’, më tha. Edhe unë shkova në Berat se atje ishte qyteti im i lindjes dhe ndejtëm ca ditë atje. Edhe i them: ‘Në Berat nuk dua të rri, më çoni ku të doni, vetëm në Berat jo. Sepse jam në një shtëpi të vjetër me tim vëlla. Jam edhe i martuar, nuk dua të rri në Berat’. Më thanë për në Shkodër, po nuk e miratuan se do thoshin që ka ardhur te shtëpia e gruas, te qyteti i gruas. Korçarët janë shumë ambicioz. Edhe ma lanë për në Vlorë. Unë prisja transferimin për në Vlorë, kur vjen zv. Ministri i Kulturës i asokohe dhe më thonë që nuk mund të shkosh se nuk më lënë këta të Beratit, thonë që është i joni, kemi investuar ne për atë, pse të iki, do rrish këtu. Pastaj u bë sebep Gani Strazimiri, Instituti i Monumenteve dhe më mori ai mua”, tregoi piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!