Rrëfehet pianistja Ingrid Pulizo: Dikur emrat e njohur i ndaloja në rrugë dhe më pas u bën kolegët e mi

schedule11:44 - 31 Maj, 2023

schedule 11:44 - 31 Maj, 2023

Ingrid Pulizo është një nga pianistet më të talentuara shqiptare. Ajo ka preferuar të flasë puna e saj, duke dhenë shumë rrallë intervista, apo duke u shfaqur në dalje televizive.

Mirëpo, së fundmi, Pulizo duket se e ka thyer akullin, duke bërë një rrëfim për karrierën dhe jetën e saj në “Pas Mesnate” në ABC News. Ajo fillimisht ka thënë se në donte harpën dhe violinën, por përfundoi te piano.

“Nga instrumentat fillimisht më ka tërhequr harpa dhe violin. Në atë botën time fëminore thjesht i lidhja me një film që kam parë, nuk i dija fare elementët e brendshëm”.

Më tej, Pulizo ndau dhe detaje nga koncerti i saj i parë deri te punë e parë në Liceun Artistik me emrat e njohur, të cilët dikur i shihte në rrugë.

“Koncerti im i parë ka qene në Teatrin e Operas, në hollin e Teatrit, unë kam qene nxënëse liceiste në vit të dytë. Bëheshin bashkëpunime, zgjidheshin nxënës të mirë, të cilët kishin prespektiv dhe unë e kam koncertin me Kastriot Tushën, me Roza Topin dhe ishte ëndërr. Siç ëndërroj sot, atëherë ishin disa personazhe të cilët i ndaloje rrugës dhe t’i kishe pastaj kolegë ishte realizimi i një ëndrre të paparë. Por puna në opera aty fillon prap. Më ka pëlqyer gjithmonë mësimdhënia me njerëz. Iu përkushtova ndërsjelljes, hyra brenda dhe u hap një botë e re kur mbarova studimet. Në ’95, filloj punë si e jashtme në Lice dhe aty fillova të eksploroja ndryshe. Shkolla është një epokë që t’i detyrohesh të plotësosh detyrimet shkollore, dëgjoja masterat dhe fillova të merrja pjesë. Por gjithmonë kam dashur të jem brenda këngëtarëve”, zbuloi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!