Rrëfehet Natasha Bega: Lidhja ime me pikturën nisi para se të lindja, dy punimet e para i dhurova

schedule11:04 - 28 Qershor, 2023

schedule 11:04 - 28 Qershor, 2023

Piktorja dhe poetja e njohur, Natasha Bega ka dhënë një intervistë për emisionin “Pas mesnate”, ku rrëfeu detaje rreth jetës së saj. E pyetur nga gazetarja Leontina Nikaj se si i kujton fillimet e saj në këtë profesion, Bega tha se lidhja me pikturën ka nisur që para se të vinte në jetë.

“Piktura ime e ka inocensën para se të lindja. Por e kuptova shumë vonë duke fjetur. Pas mesnate erdhi dimensioni im kozmik që i përkisja një hapësire artistike të imazhit që ishte shumë e fuqishme por e kondensuar brenda meje dhe që një moment i caktuar ma nxori nga vetja.

Fjeta si të gjithë pas mesnate dhe nuk e dija se atë natë të magjishme isha ngritur në qiell dhe pikturoja. Dy pikturat e para i dhurova që në momentin e parë. S’i ruajta se më duhej t’i bëja një dhuratë një mikut tim që kishte ditëlindjen. Isha  e papërgatitur dhe gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte t’i mbështjell këto piktura.”, tregoi piktorja. /abcnews.al