Rrëfehet mbesa e vilionistit të shquar Ethem Qerimaj: Çfarë kishte kaq të veçantë gjyshi nga artistët e tjerë

schedule10:46 - 9 Janar, 2023

schedule 10:46 - 9 Janar, 2023

Klodi Qerimaj është mbesa e vilionistit të shquar Ethem Qerimaj. Ajo ka vazhduar traditën familjare, pasi ashtu si gjyshi, babai dhe xhaxhai ka ndjekur muzikën.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Klodi ka zbuluar se pse vendosi ta bëjë këtë zgjedhje. Ajo sakaq, tregoi se kush ia zbuloi talentin gjatë fëmijërisë.

“Është e pamundur sepse rrethohesh gjithmonë me muzikë. Që kur çohesh në mëngjes, nëpër festa, qoftë edhe në një bisedë të thjeshtë familjare, flitet vetëm për muzikën. Nuk ke nga të devijosh. Ke të gjitha instrumentat aty sikur të ishin lodra, edhe e ke të pamundur të devijosh.

Talentin tim e zbuluam të gjithë bashkë. Po normalisht, babi ka qene ai që ka kuptuar ato shkëndijat e para, pastaj gjyshi. Po babi ka nuhatur veshin absolut, le të themi”, u shpreh Klodi.

Më tej, ajo tha se gjyshi ndryshe nga artistët e tjerë të familjes kishte një mënyrë të ëmbël të të mësuarit sekretet muzikore.

“Kërkues janë të gjithë në mënyrën e tyre, por mund të them nga ana teknike më kërkuesi ka qenë xhaxhi Fatosi, babi nga ana muzikore, gjyshi në terësi por me një kërkesë shumë të butë, të cilën as babi dhe as xhaxhi Fatosi nuk e kanë arritur t’ja marr. E kanë më të drejtpërdrejt. Ai e gjente mënyrën e duhur dhe më të ëmbël, të të thënit edhe një këshillë shumë më të lartë edhe teknike”, shtoi Klodi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!