“Më kanë refuzuar shumë futbollistë”, Lei Kraja rrëfen rrugëtimin në ekran

schedule20:27 - 20 Prill, 2022

schedule 20:27 - 20 Prill, 2022

Lei Kraja është një ndër moderatoret më të dashura, e cila merr gjithmonë vëmendjen me linjat trupore. Moderatorja ka folur hapur së fundmi në një intervistë, ku ka rrëfyer se nuk merr asgjë personale, edhe kur ndodh që persona të caktuar nuk pranojnë të intervistohen.

“Jam ndjerë gjithmonë mirë, kam marr gjithmonë risqe, kam fatin që kam njerëz me eksperiencë rreth e rrotull. Nuk e lavdëroj veten, sa i përket të ftuarve, i ftoj vet, ua bëj pyetjet vet dhe këtë aspekt e bëj mirë sepse nga ana sociale jam shumë e mirë me njerëzit.

Më ka ndodhur që më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e bezdisshme dhe them: ‘ok nëse më refuzojnë, nuk ka gjë, le ta bëjnë’. Është puna e atillë dhe në këtë aspekt nuk ofendohem, nuk e marr personale por vazhdoj të tentoj.”, u shpreh moderatorja.

Mes të tjerash, Lei tregoi dhe personazhin që do të dëshironte të intervistonte. ‘’Adhuroj Elvana Gjatën, do të doja që ta kisha në një moment të jetës në intervistë’’, u shpreh Lei.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!