Rrëfehet Kelly: Nga xhelozia e bashkëshortes deri tek pagesa më qesharake që ka marrë për një live

schedule22:15 - 22 Maj, 2021

schedule 22:15 - 22 Maj, 2021

Mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree ka qenë i ftuar edhe këngëtari i njohur Kelly për të rikthyer disa nga hitet e tij dhe padiskutim këngën “Nuk Di”, me të cilën ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Kelly ka treguar për fillimet e tij në muzikë dhe nuk e ka mohuar faktin se ka kënduar dhe performuar edhe falas pa marrë asgjë në këmbim. Por cila ka qenë pagesa e tij më e ulët që ka marrë që nga momenti që është bërë pjesë e tregut muzikor?

Këngëtari i njohur u përgjigj pa e menduar dy herë: “Falas sa të duash. Më e vogla ka qenë 50 mijë lekë (të vjetra), por jo në koncert, por për live”.

Ndër të tjera Kelly ka folur edhe për familjen e tij, ndërkohë që dashurinë që ka për partneren e tij, Enisën se ka fshehur kurrë. Ai është pyetur nga Jonida Shehu nëse ajo bëhet xheloze kur ai shkon për koncerte dhe rrethohet nga fanset e tij dhe Kelly nuk e ka mohuar.

“Gjithmonë e kam pasur sfidë për të ruajtur balancën se familja është gjithçka. Sigurisht muzika është ajo që na mbush me jetë, por familja është kulminacioni i jetës”, përfundoi ai.

Kelly dhe bashkëshortja e tij Enisa janë prindër të një djali të cilin kanë vendosur ta quajnë Liam. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!