Rrëfehet Gjergj Prevazi: Babai donte të bëhesha muzikant, pse ndoqa tjetër rrugë

schedule11:27 - 27 Qershor, 2023

schedule 11:27 - 27 Qershor, 2023

Koreografi i njohur, njëherazi dhe drejtori i Teatrit ‘Kujtim Spahivogli’, Gjergj Prevazi, ka bërë një rrëfim të rrallë për karrierën dhe jetën e tij. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai është kthyer pas në kohë, duke kujtuar momentin kur për herë të parë i hyri fushës së koreografisë.

Prevazi theksoi se babai donte që ai të ndiqte rrugën e tij dhe të merrej me muzikë, por gjithçka ndryshoi kur në klasën e tij shkoi një koreograf.

Ka ardhur në mënyrë krejt spontane. Unë nuk e kisha imagjinuar kurrë veten time që do të merresha me këtë profesion. Im atë ka qene muzikant dhe ai insistonte që unë të studioja muzikë. Unë kam pasur gjithmonë vesh muzikor absolut për muzikë. Unë kam pasur dhe instrument në shtëpi, kam pasur firzamonikë, i kam rënë dikur dhe firzamonikës, jo si profesionist, por si një amator, ndonjëherë dhe me shoqërinë, por pak. Edhe krejt spontanisht ka ardhur në klasën time një koreograf dhe më ka përzgjedhur. Unë në atë kohë merresha dhe me sport, me futboll. Më kujtohej ekzaktësisht që e kapja shumë shpejt ritmin, pra e ndiqja shumë shpejt ritmin e të tjerëve si fillestar. Edhe kështu, gradualisht mu bë diçka e rëndësishme. Si adoleshentë pata punuar në atë kohë me disa koreografët më të rëndësishëm”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!