Rrëfehet gazetari i njohur: Nuk e kisha imagjinuar që Kosova do çlirohej aq shpejt dhe do të kishim media

schedule11:20 - 22 Maj, 2023

schedule 11:20 - 22 Maj, 2023

Gazetari i njohur nga Kosova, Resul Sinani ka bërë një rrëfim për karrierën e tij në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ai ka treguar se si e dinte që në fëmijëri që një ditë do të behej gazetar. Më pas zgjodhi të vazhdonte studimet në Tiranë dhe nisi karrierën si spiker lajmesh.

Resuli ka treguar se edhe pse dëshira e tij më e madhe ka qene radio, nuk e dinte që karriera do merrte një kthesë të tillë.  Aktualisht ai drejton një ndër emisionet më të suksesshme në Kosovë, ‘Libero’ dhe duket se aty e ka gjetur mjaft mirë veten.

Që në fëmijëri e kam pasur atë subëkoshiencën time që të bëhem pjesë e mediave. Ne jemi rritur me TVSH-në e asaj kohe. Në Kosovë nuk kishte televizione sepse ishte situata e tillë, mediat në gjuhën shqipe ishin mbyllur dhe ne merrnim gjithmonë sinjalin e televizionit shqiptar. Unë madje kujtoj dhe më herët në vitet ’80 e shikonim me perde të mbyllura që të mos na kuptonte kush. Si fëmijë kam përshtypjen që një ditë e kisha të artikuluar idenë që një ditë do të bëhem pjesë e gazetarisë. Mirëpo, ishte përtej imagjinatës sime që aq shpejt do të ndodhte të çlirohej Kosova dhe aq shpejt do të kishim media në Kosovë. Projeksionet e mia ishin që do të shkoj të studiojë për gazetari në Tiranë dhe aty mbase do ta kërkoj fatin tim dhe të bëhem pjesë e gazetarisë. Me thënë të drejtën më shumë më pëlqente radio, televizionin nuk e kisha në planet e mia. Mirëpo, pse jo. Kështu ndodhi, unë menjëherë unë fillova gazetarinë, jo në Tiranë, por mrekullisht në Kosovë.

Unë të gjitha i bëj me shumë qejf dhe te të gjitha fokusohem. Të them diçka, lajmet nuk kanë qene profesioni im në gazetari ose ai që unë dëshiroja, por ishte rastësia ajo që më dërgoi te lajmet. Pastaj u bën shumë të dashura për mua, shumë u përkushtova. Pastaj, në synimet e mia ishte të shkollohesha, të arsimohesha, përfundova fakultetin, mbarova masterin, doktoratën. Kjo në një far mënyre ishte për të plotësuar atë të parën, punën në televizion. Së fundmi, jam në një emision ‘talk show’, të cilin mund të them që po e shijoj më së shumti. Jo pse nuk i kam shijuar dhe të tjerat, por sepse është më i freskët, kërkon dhe më shumë impenjim, të jep dhe më shumë liri, të jep më shumë mundësi të jesh vetja, të kontribuosh të cilat i diskuton shoqëria dhe po e gjej veten, sa vjen e më shumë po më pëlqen ‘Libero’”, rrëfeu Resuli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!