Drejtori i Institutit të Antropologjisë, Olsi Lelaj ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se si i lindi pasioni për antropologjinë. Ai tha se nisi studimet për sociologji në Maltë dhe një ndër lëndët ishte dhe Antropologjia, kështu ndryshoi i gjithë drejtimi i tij.
Lelaj ka theksuar se më herët ka punuar punë nga më të ndryshmet si kamarier dhe deri te guidier.
“Unë jam diplomuar në universitetin e Maltës për Sociologji-Antropologji. Takimi atje me antropologjinë ka qene krejt fatlumë. Nuk e dija se çfarë ishte antropologjia, dëshira ime ka qene të studioja sociologji dhe në Maltë kur shkoj aplikoj për sociologji, por ndërkohë më vjen dhe një grup lëndësh të detyrueshme që ndër ta ishte dhe një lëndë që quhej ‘Entografi dhe Antropologjia e Mesdheut’. Nga ai moment, kam dashur ta ndryshojë të gjithë diplomën time drejt antropologjisë. Rregullat universitare deri në një farë mase ta lejonin këtë gjë dhe kalova në një bachelor të ndërthurur të Antropologjisë dhe Sociologjisë.
Nuk kam pasur ndonjë ide fikse për të ikur nga Shqipëria, edhe emigranti shpirtin e ka këtu të lidhur me Shqipërinë. Kështu që nga ky vend nuk ikën plotësisht. Unë jam rikthyer në sensin fizikisht në Shqipëri. Unë kam bërë punë nga më të ndryshmet, kam punuar kamarier, kam punuar si guidë turistike në ekskursione brenda dhe jashtë vendit”, tregoi ai./abcnews.al