Rrëfehet baritoni Solen Alla: Më është dashur një rrugë e gjatë derisa u bëra pjesë e brendshme e TOB

schedule10:13 - 14 Shkurt, 2024

schedule 10:13 - 14 Shkurt, 2024

Baritoni Solen Alla ka bërë një rrëfim për karrierën dhe jetën e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ai ka treguar që ka qenë pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit që nga periudha kur ka qenë student dhe i janë dashur të kalojë shumë peripeci derisa u bë i brendshëm në këtë institucion.

Madje, Soleni ka ndarë dhe emocionet e daljes së parë në këtë skenë, duke zbuluar se ka qenë krah emrave të njohur të muzikës klasike.

“Në Teatrin e Operas dhe Baletit kam shumë vite, që nga 2009 që kur unë kam qenë student, direkt jam angazhuar në personazhe dhe me vepra shumë të rëndësishme siç kaq edhe vepra e parë, që në atë kohë unë pata kënaqësinë të ndaja skenën me divën e teatrit, Eva Golemin, tenorin Armando Kllogjeri, baritonin Ymer Kasa që ka qenë shumë i dëgjuar. Kam qenë shumë i ri dhe ndieja emocion që isha përkrah këtyre emrave shumë të mëdhenj. Më është dashur një rrugë e gjatë, që të isha i brendshëm i operas. Tani ndjehem shumë i lumtur sepse ishte ajo që unë kërkoja”, u shpreh baritoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!