Rrahu gruan dhe djalin e mitur për motive xhelozie, arrestohet 46-vjeçari me armë gjahu në Dibër

schedule11:58 - 28 Maj, 2023

schedule 11:58 - 28 Maj, 2023

Një 46-vjeçar në Dibër është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe djalit 17-vjeçar. Mësohet se ai i kanosur me armë gjahu çifte se do t’i vriste. Sakaq, raportohet se gjithçka ka nisur për motive xhelozie.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Njoftimi i Policisë:

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu.

Sekustrohet arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarve të tij si dhe po i kërcëntonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë  kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit 46 vjeç.

46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik0sionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!