Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka rrahur dhe ka ofenduar një 78-vjeçare dhe një 31-vjeçare.
Dy gratë që ranë pre e dhunës së shqiptarit janë nënë e bijë sipas medieve greke.
Ndaj emigrantit shqiptar rëndojnë akuzat për lëndim trupor, kanosje, fyerje dhe dëmtim të pasurisë së huaj./abcnews.al/


