A ka një ndjenjë më të lumtur, më të pastër dhe më spontane në botë sesa ajo që na shkakton dashuria ndaj kafshëve shtëpiake? Është një emocion që nuk ka angazhime dhe një dashuri pa kushte.
Kur një qen ju lëpin fytyrën, kur ju kërcen në krahë ose kur leh i emocionuar kur hap derën duke ardhur në shtëpi, kjo thjesht tregon se sa shumë ju do. Por a e dini se si reagon trupi i qenit tuaj kur i thoni se e doni?
Sipas një studimi të fundit, rrahjet e tyre të zemrës tregojnë se sa shumë u pëlqen të dëgjojnë shprehjen “Të dua”. Pasi lidhën zemrat e kafshëve shtëpiake me monitorues të veçantë të rrahjeve të zemrës, studiuesit u dhanë pronarëve të tyre disa skenarë që ata do t’i krijonin për qentë e tyre gjatë një periudhe prej shtatë ditësh.
Të dhënat zbuluan se zemra e tyre rrihte 67 herë në minutë në pushim. Kur pronarët e tyre thanë “Të dua”, rrahjet e tyre të zemrës u rritën në 98 rrahje në minutë, një rritje prej 46.2%.
Qeni ynë rrit rrahjet e zemrës me 10.4% vetëm duke na parë, por ka disa aktivitete që kanë një efekt qetësues. Për shembull, përqafimet në divan ulin rrahjet e zemrës me 22,7%.
Megjithatë, hulumtimi kishte gjithashtu disa kufizime bazuar në mostrën e vogël të qenve të përdorur dhe të matur. Megjithatë, gjetjet e eksperimentit konfirmojnë në thelb atë që të gjithë pronarët e qenve e dinë: se miqtë e tyre të vegjël i duan thellësisht dhe janë të përkushtuar ndaj tyre me gjithë zemër.
Edhe kjo duket nga ndjenjat e gëzimit dhe lumturisë që shfaqen në sytë e tyre sa herë i shikojnë, luajnë me ta dhe i ftojnë për shoqëri apo për shëtitje së bashku./abcnews.al