Rrahën me shkop fqinjin e moshuar, pranga 27 vjeçares nën hetim nëna e saj në Durrës

schedule11:10 - 12 Shtator, 2023

schedule 11:10 - 12 Shtator, 2023

Një 27 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Durrësit dhe nëna e saj është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar fqinjin e tyre të moshuar.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, ku nënë e bijë për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga një 27 vjeçare, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!