Rrahën me sende të forta dhe plagosën me armë 30-vjeçarin në Korçë, identifikohen autorët

schedule08:53 - 3 Mars, 2021

schedule 08:53 - 3 Mars, 2021

Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohen se janë autorë të plagosjes së 30-vjeçaritIgli Qani ditën e djeshme në Korçë. Sipas policisë tre të rinjtë L. D., 33 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe E. N., 20 vjeç, fillimisht e kanë rrahur Qanin me sende të forta dhe më pas e kanë qëlluar me pistoletë duke e lënë të plagosur. Tashmë 30-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore.

ABC mëson se Qani ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe u lirua brenda pak ditësh nga Gjykata e Korçës.

Në lidhje me këtë ngjarje Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 7, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar.  Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 7, Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I. Q., 30 vjeç, banues në Korçë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje konkretisht shtetasve: L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I.Q, e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, njofton policia./mv.abcnews.al