Rrahën Indrit Çelën në Fushë-Krujë, policia: Autorët dy vëllezër, kishin konflikte të hershme

schedule15:46 - 20 Mars, 2022

schedule 15:46 - 20 Mars, 2022

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë. Kuzhinieri Indrit Çela u dhunua fizikisht me sende të forta. Policia bën të ditur se autorët janë dy vëllezër, njëri prej tyre është arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas uniformave blu, vëllezërit Ernest Luka dhe Donald Luka, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhëtonte shtetasi Indrit Çela 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Siç mëson gazetarja Xhensila Kodra, dy vëllezërit dhe kuzhinieri i njohur kanë pasur konflikte të vjetra, pasi edhe më herët mes tyre ka pasur episode të përplasjes fizike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u dhunua fizikisht, me sende të forta 39-vjeçari I. Ç.

Autorët e dyshuar, dy vëllezërit nga fshati Derven, njëri prej të cilëve, shtetasi E. L., 24 vjeç është kapur mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit policor të koduar “Derveni”.

Vëllai tjetër, shtetasi D. L., 27 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy shtetas kishin dhunuar fizikisht shtetasin I. Ç., i cili ka deklaruar se nuk i kishte njohur, si pasojë e errësirës, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, paraditen e sotme, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, ku ka rezultuar se:

Shtetasit E. L., dhe D. L., vëllezër, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhetonte shtetasi I. Ç., 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. L., është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi D. L., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultat se mes shtetasve I. Ç., dhe vëllezërve E. L., e D. L., ka pasur konflikte të mëparshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!