Roza Latit i ndodh e papritura në ABC News, panik në studio

schedule13:43 - 16 Shtator, 2020

schedule 13:43 - 16 Shtator, 2020

Në programin “Abc e mëngjesit” sot ishte e ftuar moderatorja Roza Lati, e cila prezantoi ndër të tjera dhe projektin e saj “Survivor”, një set fotografik ku Roza vjen ndryshe dhe jep mesazhe të forta sensibilizuese.

Roza foli gjithashtu edhe për sezonin e ti të programit të saj “Why Not” si dhe lojrat dhe provokimet që shpesh bën me të ftuarit e saj, personazhe publike.

Është i famshëm momenti kur në studion e Rozës, personazhet tremben nga bashkëpunëtori i programit Uaxhexhaxha, dhe moderatori Alban Musa kishte përgatitur një rreng për Rozën sot, duke u hakmarrë në emër të të gjithë personazheve publikë që janë trembur nga ajo, duke sjellë Uaxhexhaxhen që të trembte vetë Rozën.

Situata doli jashtë skenarit dhe për një çast Roza u largua nga studioja, për të përqafuar bashkëautorin, dhe u rikthye për të vijuar bisedën. /abcnews.al