Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, regjisorja, Rovena Lule ka zbuluar aktoren e saj të preferuar dhe bëhet fjalë për divën e kinematografisë ndërkombëtare, Cate Blanchett.
“Një ndër aktoret e huaja që mua më pëlqen dhe e ndjek gjithmonë në punët e saj është Cate Blanchett. Më pëlqen shumë. Ka lidhje loja, shumë sharmante, shumë femerore, shumë e natyrshme, shumë organike. Është një çels në kinema mendoj”, u shpreh ajo.
Më tej, Rovena tregoi se personi që e ndihmoi shumë në fillimet e saj në fushën e aktrimit ishte regjisori Altin Basha.
“Mua më ka përgatitur, Altin Basha mendoj, jam e vetmja studente që jam përgatitur nga ai, sepse nuk punonte me asnjë student për të hyrë në shkollë, duke qene se kemi pasur një njohje më të hershme, tha: ‘Ok Rovi, do vish në studio te unë dhe do të ndjekësh të gjithë procesin gjatë gjithë vitin shkollor me studentët’. Edhe duke qene se unë ia kam parë të gjitha shfaqet, Altini është absolutisht një nga regjisorët më të mirë të teatrit që kemi”, shtoi ajo./abcnews.al