Ish-ministri gjerman për Europën,Michael Roth i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke i thënë se vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm.
“Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, ka shkruar ai në X.
/KosovaPress/