Roth: MV i përmbushi kushtet, të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në BE

schedule19:29 - 1 Tetor, 2020

schedule 19:29 - 1 Tetor, 2020

Ministri i Gjermanisë për Evropën Michael Roth, në takimin me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov u shpreh se duhet të fillojnë sa më shpejt bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Në cilësinë e kryesuesit të Këshillit për Punë të Përgjithshme, me krenari deklaroj se po planifikojmë të nisim me organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare dhe të nisim bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Jemi optimistë se do të mund të nisim bisedimet para përfundimit të mandatit tonë, në fund të vitit.

Momentalisht kemi diskutim të frytshëm dhe pozitiv me vendet tjera anëtare të BE-së. Maqedonia i përmbushi kushtet dhe tani kemi të drejtë të rekomandojmë bisedimet. Duhet të nisim bisedimet sa më shpejt”, tha Roth.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!