Roth: Duhet të përmbushim detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

schedule17:53 - 22 Qershor, 2021

schedule 17:53 - 22 Qershor, 2021

Ministri Gjerman për Europën, Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të përmbushë detyrimet e saj ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë pa asnjë vonesë.

Gjithashtu nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Twitter”Roth thekson se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen pa bllokuar progresin e Bashkimit Europian.

“Ju lutem. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar progresin e Bashkimit Europian. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të veprojmë. Tani duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehet më tej Roth./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!