Roth: Bullgaria të njohë pakicën maqedonase

schedule15:13 - 18 Janar, 2022

schedule 15:13 - 18 Janar, 2022

Ish-sekretari gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth kërkoi reciprocitet për minoritetet në të dy vendet, siç e njeh Maqedonia pakicën bullgare, ashtu edhe Bullgaria duhet ta njohë pakicën maqedonase.

“Është shumë mirë që kryetarët e rinj të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po takohen! Ashtu siç Maqedonia njeh pakicën bullgare në Maqedoni, ashtu edhe Sofja zyrtare duhet të zbatojë përfundimisht vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të njohë pakicën maqedonase në Bullgari.

Në BE, asnjë vend nuk mund të vendosë për gjuhën dhe kulturën e një vendi tjetër”, shkruan Roth në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!