Roskovec, këneta e zezë, burim i pashtershëm ujor

schedule13:13 - 5 Nëntor, 2017

schedule 13:13 - 5 Nëntor, 2017

Këneta e zezë në Roskovec që bashkia ka për qëllim ta kthejë në një destinacion argëtues. Këneta shtrihet në një sipërfaqje prej dhjetëra hektarësh. Është një ekosistem unik brenda zonës së Roskovecit duke intriguar biologë dhe studiues.

I ka mbijetuar ndërhyrjeve madhore të njeriut. Forca punëtore socialiste nuk e thau dot këtë kënetë, thjesht sepse burimet e saj nuk shteronin.
Sot këneta e zezë mbetet ende e papërshkueshme por Bashkia e Rroskovecit synon ta ndryshojë këtë situatë.
Sipas drejtorit të turizmit dhe kulturës, Thoma Goga, zona mund të shndërrohet në një destinacin argëtues dhe pse jo turisitik.
Këneta shtrihet në një sipërfaqje prej dhejtëra hektarësh. Është një ekosistem unik brenda zonës së Roskovecit duke intriguar biologë dhe studiues.
Natyra e egër e kenëtës ka çuar në gojëdhëna e legjenda por fermerët e shohin me sy më praktik. Ata duan ujin e saj për vaditje.
Tharja e kënetave për ti kthyer në tokë buke dekada më parë përfshiu edhe kënetën e zezë në Roskovec, por burimet e saj të pashtershme detyruan autoritetet e kohës të hiqnin dorë nga ky proces. Në vend të kësaj uji i kenetës nisi të shfrytëzohej për mbushjen e liqenit të kurjanit. Uji dërgohej me pompa në rezervuar e prej aty në tokat bujqësore për vaditje. Tani bashkia e Roskovecit po studion një ndërhyrje për ta bërë këtë kënetë të vizitueshme duke e promovuar si resurs të rrallë natyror./abcnews.al

 

https://youtu.be/L9zASxtGaso