Roshi e Balaj njëzëri: Luajmë kur do trajneri, tani të mundim Lituaninë

schedule13:57 - 5 Shtator, 2020

schedule 13:57 - 5 Shtator, 2020

Bekim Balaj, sulmuesi që luan në Austri me Sturm Graz, ka dalë para mediave pas fitores që Shqipëria ka regjistruar kundër Bjellorusisë në transfertë. “Ishte një fitore e rëndësishme për ne, jashtë fushe. Na jep moralin e duhur. Jemi në rrugën e duhur. Nuk kemi shumë kohë të gëzohemi. Le të mendojmë për tre pikët e radhës”.

“Dëshira është e të gjithëve që të luajmë si titullarë, por kjo nuk varet nga ne. Në fund fituam dhe na kënaq të gjithëve. Pak rëndësi ka sa minuta sa na jepet mundësia. Unë jam i gatshëm të jap maksimumin”.

“Kënaqësia është e madhe të shënosh, kudo. Na mungon goli në stadiumin tonë. Gëzimi i golit nuk ëshët i njëjtë pa tifozët. E rëndësishme është të fitojmë ndeshjen e radhës, pak rëndësi ka kush shënon”.

 

FIERAKU – Odise Roshi ishte një nga lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Edy Reja për t’i dhënë ritëm tjetër kombëtares në pjesën e dytë. Anësori u aktivizua si zëvendësues në Bjellorusi, ndërkohë që pas kthimit në Shqipëri menjëherë ka dalë në një konferencë për shtyp.

“Është kënaqësi të fitosh në Bjellorusi. Nuk ishte e lehtë, por ne u paraqitëm shumë mirë. Luajmë me Lituaninë dhe le të marrim edhe tre pikë të tjera, duke e vlerësuar kundërshtarin. Le të marrim edhe tre pikë të tjera dhe të shohim për takimin e radhës”.

“Normalisht çdo lojtar do të luajë nga fillimi. Ne bëjmë detyrën dhe trajneri vendos. Sigurisht kënaqësia është të luash nga fillimi. Ekipi është në gjendje të mirë, fituam. Fizikisht jemi mirë. Rëndësi ka të fitojmë. Unë jap maksimumin tim, luajmë për veten, kombin dhe gjithë shqiptarët. Kjo pavarësisht se ku luaj”. /abcnews.al