Ronela Hajatit i fshin fotot, Niko Komani tregon ekskluzivisht nga Torino se çfarë po ndodh në Eurovision

schedule14:25 - 5 Maj, 2022

schedule 14:25 - 5 Maj, 2022

Edhe pak ditë na ndajnë nga Eurovision dhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati është kthyer në kryefjalën e mediave si vendase, edhe ato europiane.

Gjithçka nisi pas publikimit të disa fotove nga performanca e këngëtares në skenën italiane, të cilat janë konsideruar provokuese.

Në një lidhje me Skype nga Eurovisioni, stilististi i Ronelës, Niko Komani ndau disa detaje ekskluzive për “Friend Zone”.

Sipas tij, të gjithë janë habitur nga fshirja e fotove, pasi më herët ka pasur edhe performanca më provokuese.

“Dje kishim një takim me përfaqësuesen e Spanjës dhe ajo vetë tha që janë të gjithë të habitur me këtë gjë që po ndodh. Sepse edhe ajo vetë ka një performancë seksi.

Është hera e parë që Shqipëria po komentohet pafund, çdo detaj, nga paruket, pse kjo veshje, sepse më herët vetëm është thënë, është këngë e mirë dhe vetëm kaq.

Kemi parë performanca shumë të çuditshme, puthje në buzë, femra dhe meshkuj topless. Nuk e di pse Ronelës i ndodhi kjo. Ne kemi 6 ditë në Torino dhe ne kemi dal për shopping për qejfin tonë dhe na ndalonin njerëzit, madje dhe shqiptarë pafund. Edhe të gjithë janë të çuditur se pse i ndodhi Ronelës kjo”, u shpreh Niko./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!