Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 1-3 të Juventusit në fushën e Genoas. Ylli portugez është ngjitur në shifrën e 10 realizimeve në kampionat, duke ndarë vendin e parë me Zlatan Ibrahimovic.
“Objektivi ynë është gjithmonë fitorja e ndeshjes. Jam i kënaqur me objektivin personal, por rëndësi kishte marrja e tre pikëve”, nis fjalën e tij sulmuesi i bardhezinjve për Sky Sport.
“Fitorja me Barcelonën pati një rëndësi të madhe, sidomos për besimin që i ka dhuruar skuadrës. Nuk është kurrë e lehtë të luash pas ndeshjeve në Champions, pasi lodhja është e madhe.
Genoa u mbrojt shumë mirë, u mbrojt me rregull, por ne i përballuam shumë mirë. Objektivat? Te Juventusi nuk ndryshon asgjë, çdo vit tentohet titulli dhe fitimi i Champions League.
Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, trajneri na ka kërkuar të ndryshojmë marsh dhe po e realizojmë mesazhin e tij“, deklaron 35-vjeçari portugez. /abcnews.al



