Ronaldo me shokë i bëjnë “ballë” Ganës dhe marrin vendin e parë në grupin H

schedule19:04 - 24 Nëntor, 2022

schedule 19:04 - 24 Nëntor, 2022

Ka përfunduar me rezultatin 3 me 2 në favor të Portugalisë ndeshja e luajtur, në “Stadiumun 974” të Dohas, përballë Ganës.

Pjesa e parë e parë ishte e vakët me të dyja ekipet të cilat nuk patën rastë të shumta shënimi.

Me startin e pjesës së dytë situata ndryshoi me të dyja ekipat të cilat u hodhën furishëm në sulm, për të gjetur golin e avantazhit. Fillimisht do të ishte kapiteni i “luzitanëve”, Cristiano Ronaldo, që do të gjente rrugën e rrjetës falë një penalltie të akorduar në minutën e 65’.

Kundërpërgjigja afrikane do të ishte e shpejtë ku pas vetëm 7’ minuta, ku në 73’-ën, Jordan Ayeë do të vendoste baraspeshën, por nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutat 79’ dhe 80’ falë 2 aksioneve të shpejta ekipore, Felix dhe Leao rikthyen portugezët në avantazh.

Gana arriti të shënonte sërish në minutën e 89’, këtë herë me Osman Bukari, por goli do të shërbente vetëm për statistikë, pasi ndeshja mbeti e pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore Portugalia vendoset në vendin e parë në grupin  H,  duke lënë kështu pas tyre Uruguajin dhe Korenë e Jugut, të cilat ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në orën 14:00. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!