Ronaldo ka një opsion të papritur në Premier League

schedule20:24 - 26 Tetor, 2022

schedule 20:24 - 26 Tetor, 2022

Cristiano Ronaldo dhe Erik ten Hag kanë zgjidhur mosmarrëveshjet, sulmuesi po përgatitet për ndeshjen e Europa League kundër Sherifit.

Megjithatë, e ardhmja e portugezit mbetet e paqartë dhe nuk mund të përjashtohet largimi i tij nga Manchester United në merkaton e janarit.

Cristiano Ronaldo është përfolur për një kalim te Chelsea, por tashmë portugezi ka një opsion tjetër. Sipas El Nacional, Arsenali po tregon interes për Cristianon.

Sipas burimit, Arsenali beson se Cristiano Ronaldo është shumë i dobishëm në drejtim të transferimit të përvojës së tij te skuadra e re e Mikel Artetas. /G.D abcnews.al/