“Ronaldo Fenomeni më i miri në histori, nuk më pëlqen diçka te Lebron James ”

schedule08:58 - 26 Shkurt, 2021

schedule 08:58 - 26 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer të flasë për Ronaldo Fenomenin. Në një intervistë për UEFA-n, 39-vjeçari këmbëngul se braziliani është lojtari më i mirë në histori si dhe ka një mesazh për Lebron James.

 

“Gjithmonë iu kam thënë atyre që luajnë me mua. Ronaldo fenomeni është vetë futbolli. Mënyra se si ai lëviste apo vrapimet ka qenë e pabesueshme. Sipas mendimit tim ai është lojtari më i mirë në histori dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim”, deklaron suedezi.

“Lebron James? Ajo që ai bën në fushë është fenomenale, por nuk më pëlqen kur njërëzit që kanë një status të caktuar të flasin për politikë. Unë luaj futboll sepse jam i mirë në të. Nëse do të isha politikan, do të isha në politikë tani.

 

Ky është gabimi që njërëzit bëjnë kur ndihen sikur kanë arritur diçka. Mendoj se është më mirë të largohesh nga këto çështje dhe të bësh atë që ti di të bësh më mirë”, përfundon Ibrahimovic. /abcnews.al