Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldinho: Mezi po pres të puth mamanë. Burgu? Futboll, autografe dhe foto

schedule15:17 - 27 Prill, 2020

schedule 15:17 - 27 Prill, 2020

Ronaldinho ka vuajtur kohët e fundit. Ditët e para të marsit fluturoi drejt Paraguajit, udhëtim që u kthye në makth. Autoritetet vendase vunë re se pasaporta e legjendës braziliane ishte false dhe e arrestuan atë dhe vëllanë e tij.

Ish-fituesi i “Topit të Artë” dhe Kupës së Botës me Brazilin, kaloi disa ditë të mira në qeli dhe më pas dikush pagoi 1.6 milion dollar për ta liruar. Dinho është akoma në Asuncion, kryeqytetin e Paraguajit, dhe po qëndron në arrest shtëpie.

40-vjeçari ka “thyer heshtjen” dhe ka dhënë një prononcim për tre gazetarë të ABC Color. “Jam besimtar dhe lutem gjithmonë që gjërat të më shkojnë mirë. Shpresoj që të përfundojë sa më shpejt e gjitha kjo. Gjëja e parë që do të bëj është të puth mamanë time.

U hutuam totalisht kur zbuluam se dokumentët nuk ishin të rregullta. Që nga ai moment, qëllimi ynë ka qenë të bashkëpunojmë me gjykatat për të sqaruar situatën”, rrëfen Ronaldinho, i cili tregon se kishte shkuar në Paraguaj për hapjen e një kazinoje online dhe botimin e një libri.

U godita shumë kur kuptova që do të shkoja në burg. S’e kisha imagjinuar kurrë veten në një situatë të tillë. Gjithë jetën jam përpjekur të arrij nivelin tim më të lartë professional dhe t’i sillja lumturi njerëzve nëpërmjet futbollit tim.

Luajtja futboll, firmosja e autografeve dhe bërja e fotove, janë pjesë e jetës time. Nuk kisha asnjë arsye pse mos t’i bëja këto gjëra në burg, veçanërisht me njerëzit që po kalonin një kohë të vështirë si unë“, përfundon ylli brazilian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!