“Ronaldinho ishte special, Okocha mbresëlënës”, nostalgjia e Lorik Canës

schedule22:19 - 31 Mars, 2020

schedule 22:19 - 31 Mars, 2020

Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, ka luajtur për shumë skuadra të njohura në Europë, duke qenë i suksesshëm në shumë prej tyre. Një lider që në moshë të re, Cana ka dhënë një intervistë për TMW, ku është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për aventurën te PSG, te Lazio, si dhe për situatën që është krijuar nga koronavirus.

“Mund të mbyllet sezoni duke luajtur pa tifozë. Unë do të isha që të mundohen të mbyllin këtë kampionat, nëse ekziston siguria të mundohen ta bëjnë një gjë të tillë, edhe në verë. Por është e vështirë të flitet për futboll kur ka me mijëra persona të infektuar.

Kam debutuar 19 vjeç te PSG dhe kisha atje lojtarë si Ronaldinho, Pochettino, Heinz dhe Anelka. Ronaldinho ishte special, por edhe Okocha ishte mbresëlënës.

Finalja e Kupës së Italisë së 26 majit kundër Romës. Një derbi në finale e Kupës, aty e kemi kuptuar të gjithë sa ishte i rëndësishëm për tifozët.

Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin në Shqipëri dhe në Kosovë, janë të përfshirë një mijë fëmijë tani. Shpresoj që të bëhem një drejtues në botën e futbollit më shumë se një trajner”, u shpreh Cana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!