Ronaldinho injoron thirrjet nga gjykata braziliane, akuzohet për mashtrim

schedule17:01 - 29 Gusht, 2023

schedule 17:01 - 29 Gusht, 2023

Ish-sulmuesi i Brazilit Ronaldinho refuzon të dëshmojë në një rast mashtrimi me kriptovaluta.

Më 24 gusht, Ronaldinho nuk u paraqit në gjykatën braziliane për herë të dytë, për shkak të kushteve të motit. Kujtojmë se kompania e tij “18kRonaldinho” u premtoi klientëve një fitim prej më shumë se 2%, por doli të ishte një piramidë financiare. Përfaqësuesit e futbollistit pohojnë se ai vetë është bërë viktimë e këtij mashtrimi, pasi ka qenë thjesht ambasador i 18kRonaldinhos.

Pasnesër, 31 gusht, Ronaldinho do të ketë një tjetër mundësi për të dëshmuar. Nëse ai e shpërfill thirrjen për të tretën herë, atëherë agjencitë braziliane të zbatimit të ligjit mund të nisin procedura ligjore kundër tij. /G.D abcnews.al/