Romela Begaj pas medaljes: “Sakrifikova për medaljen”

schedule21:02 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 21:02 - 8 Dhjetor, 2017

Romela Begaj foli për herë të parë për medaljen e marrë në Botërorin e Peshëngritjes. Pas mbërritjes në Rinas, peshëngritësja shqiptare tha se objektiv i radhës është Evropiani dhe më pas Olimpiada.

Romela Begaj ishte ende e emocionuar për medaljet e marra në botërorin e peshëngritjes disa ditë më parë. 31-vjeçarja fitoi të artën në shkëputje dhe argjendin në dygarësh, që është edhe suksesi më i madh shqiptar në këtë sport. Një dëmtim i mohoi një sukses më të madh.
Romelës i mungon vetëm medalja olimpike, por nuk nxiton të vendosë objektiva.
Gara e radhës do të jetë Europiani që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Romela Begaj u rikthye në garat ndërkombëtare këtë vit pas përfundimit të pezullimit për shkak të dopingut./abcnews.al

 

https://youtu.be/y6Y-PKv2mHA

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!