Kryeministri Edi Rama është takuar në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe gjithashtu me kryeministrin e Britanisë së Bashkuar Rishi Sunak. Bashkëpunimi trilaterial ishin në fokus të diskutimeve.
Kryeministri Rama ka shpërndarë në Facebook, videon e momentit të takimit me homologen italiane dhe atë britanik.
“Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në rrjete sociale.
/abcnews.al/