Romë, policia sekuestron 32 kg kokainë, pranga 2 shqiptarëve

schedule15:05 - 10 Nëntor, 2017

schedule 15:05 - 10 Nëntor, 2017

Policia italiane arrestoi dy trafikantë shqiptarë droge. Shqiptarët me inicialet M.A dhe V.A të moshave 50 dhe 36 vjeç u ndaluar gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Romë. Atyre iu sekuestruan 32 kg kokainë si dhe 60 mijë euro kesh.

Operacioni u zhvillua në orët e vona të së martës në zonën e quajtur Ponte di Nona. Ata u kapën në një garazh nëntokësor, që e kishin shndërruar në magazinë të lëndëve narkotike. Ndalimi i tyre u bë në momentin kur ata po ngarkonin sasinë e kokainës në një automjet, për ta transportuar për shtije. Drogën e kishin ndarë në disa pako dhe e kishin fshehur në bagazh. Në pjesën e kroskotit, policia gjeti të fshehur një shumë prej 60 mijë eurosh, si dhe një pistoletë e gatshme për tu përdorur, që rezultoi e vjedhur dy vite me parë në Romë.

Në garazh, ata mbanin edhe automjete të tjera që i përdornin për transportin e drogës. Kontrolle u ushtruan edhe në banesat e tyre. Vlera e drogës së sekuestruar arrin një vlerë tregu prej disa milionë euro.

Mediat italiane se bëhet fjalë për një prej operacioneve më të rëndësishme anti-drogë të kohëve të fundit në Romë. Lajmi u bë publik dy ditë me vonesë për arsye hetimore. Aktualisht policia është në kërkim të të tjerë bashkëpuntorëve të dy shqiptarëve të arrestuar, të cilët dyshohet të jenë pjesë e një grupi të gjerë kriminal./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!