Romana Vlahutin lë Shqipërinë në Qershor

schedule16:03 - 25 Maj, 2018

schedule 16:03 - 25 Maj, 2018

Dy diplomatë të rëndësishëm do të lënë Shqipërinë këtë vit, kryesuesja e delegacionit të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Luigi Soreca pritet të zëvëndësojë Romana Vlahutinin në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Ky lajm që ka qarkulluar në media ditën e sotme nuk konfirmohet zyrtarisht nga zyra e shtypit e delegacionit Evropian në vendin tonë. ABC News iu drejtua zyrës së shtypit të zëdhënëses së Bashkimit Evropian Maja Koçijançiç, e cila sqaroi se procedura e zëvendësimit është në vijim dhe njoftimi do të jepet pasi të përfundojë.

Luigi Soreca, italiani që pritet të zëvendësojë kroaten Romana Vlahutin, është Drejtor për Sigurinë në institucionin që kontribuon në objektivin e BE-së për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë. Zëvendësimi i diplomatëve pritet të bëhet në fund të muajit Qershor.

Një tjetër zyrtar i huaj i rëndësishëm që do të lërë Shqipërinë këtë vit është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Shefi diplomacisë amerikanë në vendin tonë do të mbajë postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm e të Gjithëpushtetshëm të Amerikës në Republikën e Kirgistanit. Njoftimi u dha në faqen e internetit  të Shtëpisë së Bardhë, ku sqarohet se të enjten iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh.

Ambasadori që kërkoi që në fillim të detyrës së tij kapjen e peshqve të mëdhenj në Shqipëri do të largohet në Gusht të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!