Covid-19 gjatë ditëve të fundit ka zbarkuar te Roma dhe mes të infektuarve është edhe ylli i kombëtares sonë, Marash Kumbulla. Mbrojtësi sigurisht nuk do bashkohet me kuqezinjtë për ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
Gjithsesi, klubi i Romës ka vendosur të mos lejojë asnjë lojtar t’i bashkohet kombëtareve. Kjo vjen për shkak të infektimeve dhe të sigurisë ndaj virusit të rrezikshëm. Kështu, të gjithë do të qëndrojnë të grumbulluar dhe do testohen vazhdimisht për të evidentuar dhe izoluar më pas të infektuarit.
Vuan jo pak Italia nga ky vendim, teksa Bryan Cristante dhe Gianluca Mancini nuk do i bashkohen skuadrës së Mancinit. Spinazzola është i dëmtuar, ndërsa Pellegrini ka dalë pozitiv për Covid-19. Edhe Dzeko gjithashtu është i infektuar. /abcnews.al