Ainsley Cory Maitland-Niles mund të marrë vendimin për t’u larguar përgjithmonë nga Arsenali. Futbollisti, i cili vitin e kaluar luajti si i huazuar te West Brom, është një nga të braktisurit e Artetës në entitetin londinez dhe duket se pas disa propozimeve ka një që i përshtatet Italisë.
Skuadra në fjalë do të ishte AS Roma e Mourinhos, e cila e ka ndjekur nga afër lojtarin dhe paraqet raporte të shkëlqyera pavarësisht se nuk ka vazhdimësi te Topçinjtë.
Ndërkombëtari me Anglinë ka shumë zhdërvjelltësi, gjë që do ta ndihmonte trajnerin portugez të kishte zgjidhje të ndryshme me ardhjen e tij në skuadër. Lojtari mund të veprojë si mesfushor, brenda krahut të djathtë apo edhe me rreze të gjatë.
Negociatat kanë avancuar mirë dhe oferta nga klubi giallorosso i përshtatet Arsenalit, i cili do të merrte 1.5 milionë euro për transferimin dhe 10 milionë euro verën e ardhshme për transferimin përfundimtar të Maitland-Niles. /abcnews.al