Roma kishte harruar, kontratë e re për mbrojtësin

schedule14:47 - 5 Tetor, 2019

schedule 14:47 - 5 Tetor, 2019

Zbulohet kontrata e re e mbrojtësit të Romës, që është zgjatur edhe një vit. Në projektbuxhetin e e aprovuar nga Bordi Drejtues, është parë edhe risia e kontratës së mbrojtësit Leaonardo Spinazzola.

Klubi kishte njoftuar për një marrëveshje që zgjaste deri më 30 qershor të vitit 2023, por nuk është kështu. Në projektbuxhet dallohet se futbollistit Spinazzola i përfundon kontrata në qershor të vitit 2024.

“Janë zgjatur kontratat për lojtarët Dzeko, deri në fund të qershorit 2022, Fazio deri në fund të qershorit 2021, Zaniolo deri në fund të qershorit 2024, Under deri në fund të qershorit 2023 dhe Spinazzola deri në 30 qershor të vitit 2024”, shkruhet në dokumentin zyrtar të Romës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!