Roma i ofron kontratë Dybala-s, argjentinasi pret Interin

schedule17:18 - 28 Maj, 2022

schedule 17:18 - 28 Maj, 2022

E ardhmja e Paullo Dybala është një titull kryesor nëpër të gjitha mediat sportive.

Në Argjentinë, sipas “Tyc Sports”, Roma i ka ofruar një kontratë tre vjeçare sulmuesit argjentinas, por e njëjta media argjentinase, shkruan se ai po pret një lëvizje për tek Interi.

Kjo gjë vjen pasi Interi luan në Champions dhe Dybala dëshiron të marrë pjesë në këtë turne, por gjithashtu aty do të gjente dhe shokët e tij të kombëtares, Lautaron dhe Correa.

Gjithashtu bëhet me dije se Dybala ka marrë 20 deri në 30 ditë kohë për të zgjedhur ekipin e tij të ri./h.ll/abcnews.al