Plani i sigurisë i vendosur prej ditësh, me agjentë dhe mjete të blinduara të rreshtuar në rrugë, parandaloi më të keqen. Tensioni u rrit mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:15, kur rreth dy ultras të Romës, me kapuç dhe shkopinj, u përpoqën të afroheshin rreth tridhjetë holandezëve që ndodheshin në disa bare pranë zonës së Koloseut.
Policia parandaloi këtë përplasje, duke i marrë tifozët e Feyenoord e duke i shoqëruar me autobusë deri në hotel. Rreth 50 efektivë të policisë me mjete të rënda ndodhen pranë Koloseut për të ruajtur qendrën historike të Romës. Vëmendja do të jetë maksimale deri pas fërshëllimës së fundit të ndeshjes. Në total, në kryeqytet, plani i sigurisë parashikon rreth 1500 forcave policore.
Në Romë i tremben një akti të dhunshëm mes dy palëve të tifozerive dhe historia ka treguar se kur dy grupe tifozësh përplasen rëndë, gjithmonë do të ketë pasoja./ h.ll/abcnews.al