Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Roma bën gati detajet e fundit, orë vendimtare për Granit Xhakën

schedule13:28 - 3 Korrik, 2021

schedule 13:28 - 3 Korrik, 2021

Granit Xhaka, një nga yjet dhe liderët më në vëmendje deri më tani në Europian, do e lërë Arsenalin për të kaluar te Roma, si porosi e vetë Jose Mourinhos, që e pëlqen shumë profilin e dardanit.

Gazzetta dello Sport raporton se orët e ardhshme janë vendimtare për këtë operacion, që po shkon drejt finalizimit. Roma ka përgatitur detajet e fundit të kësaj lëvizje dhe ka gati ofertë bindëse për Arsenalin.

Përfaqësues të klubeve do takohen për të vulosur të ardhmen e mesfushorit, që flitet se ka marrëveshje me klubin kryeqytetas dhe dëshiron të ndërrojë ambient këtë verë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!