Tammy Abraham është objektivi kryesor i Romës për sulmin. Anglezi i Chelsea dëshiron të qëndrojë në Premier League dhe Arsenali është konsideruar si pista më e pëlqyeshme për të.
Gjithsesi klubi italian nuk ka qëndruar duarkryq dhe Drejtori i Përgjithshëm, Tiago Pinton, ka fluturuar drejt Londrës dhe ka folur drejtpërdrejt me sulmuesin.
Shanset që Abraham të pranojë ofertën e Romës janë rritur. Italianët i ofrojnë atij një rol të rëndësishëm në skuadër dhe kjo ka ndikimin e vet në zgjedhjen e ekipit për Abraham.
Anglezi do të kalojë te Roma për 40 milion euro, ndërsa nga ana tjetër Roma kërkon të përfshijë në marrëveshje një klauzolë që u jep mundësinë ta kthejnë mbrapsht për 55 milion euro.
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për këtë operacion në merkato. Abraham sezonin e shkuar me Chelsea shënoi 12 gola në 32 ndeshje dhe pas tij u vunë disa klube, ku në Itali janë përmendur Milani e Atalanta. /abcnews.al