Roli iu dha Eva Alikajt, Adelina Balashi: Kush duhej ta luante Elsën në “Pallatin 176”

schedule12:25 - 13 Tetor, 2022

schedule 12:25 - 13 Tetor, 2022

Në emisionin e sotëm në “Abc-ja mëngjesit” ishte e ftuar autorja e komedisë shumë të pëlqyer nga shqiptarët “Pallati 176”, Adelina Balashi. Gjatë intervistës foli gjithashtu dhe për kastin e aktorëve që u përzgjodhën për t’i dhënë jetë veprës së saj. Sipas saj, Roland Trebicka me rolin e Jovan Bregut ishte “qershia mbi tortë”.

Ajo u shpreh gjithashtu se Trebicka në këtë komedi kishte rol dominant e ndërsa për rolin e Elsës që interpretohet nga aktorja Eva Alikaj, Balashi shtoi se ajo donte shumë që të luante aktorja Rajmonda Bulku, por ajo nuk kishte pranuar.

“Mua më pëlqente shumë Monda sepse ishte shumë lart, por nuk kisha kundërshtim për Evën, por ishte në dorë të regjisorëve. U mërzita se më iku një ikonë. Kur e kam takuar Mondën, më tha sa gabim kam bërë.”, u shpreh ajo për rolin e Elsës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!