Roli dhe emrat e 4 shqiptarëve, Italia shkatërron bandën e kokainës dhe hashashit, 16 të arrestuar

schedule13:22 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 13:22 - 1 Dhjetor, 2021

Mediat në Itali kanë treguar rolin që kanë pasur një grup shqiptar në trafikimin e drogës nga Shqipëria në zona të ndryshme. Me finalizimin e operacionit anti-drogë të koduar “La Valletta”, autoritetet në Itali sekuestruan 423 kg drogë dhe vunë në pranga 16 persona. Mes tyre ishin edhe katër shqiptarë.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e grupit kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës. Operacioni që mban emrin e kryeqytetit të Maltës është shtrirë edhe në provinca si Katania, Raguza, Sirakuza dhe Kalabria.

Nga hetimet e kryera, sipas raportimeve, rezultoi se grupi kriminal i përbërë nga persona nga Raguza, Shqipëria dhe Malta, janë përgjegjës për trafikimin e kokainës, hashashit dhe marijuanës të blerë në Shqipëri, Pulia dhe Kalabri, dhe rishitur në Siçili, Lombardi dhe Maltë.

Ndërkohë, në paraburgim janë lënë Alessandro Agostino; Giuseppe Agostino; Salvatore Agostino; Rosario Amico; Lucia Armenia; Antonio Bevilacqua; Rocco Bevilacqua; Antonio Salvatore Commisso; Fatjon Cuca; Emiliano Hoxhaji; Eriseld Hoxhaji; Ledi Hoxhaji; Roberto Melfi; Pietro Sessa; John Spiteri.

Rosario Amico dyshohet të jetë kreu i grupit i cili është ndihmuar nga  Pietro Sessa dhe Lucia Amenia për gjetjen dhe blerjen e drogës.

Kurse shqiptarët Eriseld, Ledi dhe Emiljano Hoxha  akuzohen si furnizues të qendrushëm të marijuanës që e merrnin në Shqipëri dhe ia shisnin Amico-s, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij të tjerë do të merreshin me rishitjen e substancës te John Spiteri, që vepronte në Maltë.

Kalabrezët Alessandro dhe Giuseppe Agostino me Antonio Bevilacqua dyshohen si furnizues të qëndrueshëm – në disa rrethana të ndihmuar edhe nga Salvatore Agostino dhe Rocco Bevilacqua – të kokainës, marihuanës dhe hashashit, që do të transportoheshin nga Kalabria dhe do të shiteshin në sasi të mëdha nga Amico.

Së fundmi, Roberto Melfi akuzohet si blerës i kokainës, të cilën dyshohet se e ka rishitur në provincat e Milanos dhe Monzës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!