Roland Trebicka ishte “qershia mbi tortë”, Adelina Balashi flet për “Pallati 176”: Rajmonda Bulku refuzoi rolin e Elsës

schedule11:22 - 13 Tetor, 2022

schedule 11:22 - 13 Tetor, 2022

Gjatë intervistës për”Abc-ja e mëngjesit”, autorja e komedisë shumë të pëlqyer nga shqiptarët “Pallati 176”, Adelina Balashi foli gjithashtu dhe për kastin e aktorëve që u përzgjodhën për t’i dhënë jetë veprës së saj. Sipas saj, Roland Trebicka me rolin e Jovan Bregut ishte “qershia mbi tortë”.

Kujtojmë që krah Roland Trebickës, luajtën dhe shumë aktorë të tjerë të njohur si Violeta Manushi në rolin e Teto Ritës, Eva Alikaj në rolin e Elsës, Ilir Bexhani në rolin e Sandrit, Elida Janushi si Marjeta, Anastas Kristofori si Perikliu, Gëzim Rudi si Fredi, Merita Zoto si Irena dhe Pavlina Mani si Liria.

LEXO EDHE: Sa ka fituar nga “Pallati 176”? Autorja Adelina Balashi jep përgjigjen shokuese

“Aty ishte Roland. Ai kishte rol dominant. Nëpërmjet atij roli, Rolandi shpalosi gamën e tij aktoreske, por e ndriçoi krejt talentin e tij.”, u shpreh Balashi ndërsa shtoi më pas se ajo donte shumë që të luante gjithashtu dhe aktorja Rajmonda Bulku por ajo nuk kishte pranuar.

LEXO EDHE: “Ishte punim diplome”, autorja e “Pallatit 176” tregoi pse komedia pati kaq shumë sukses, si e mori këtë emër

“U caktua Rajmonda Buljku dhe u mërzita shumë sepse më pëlqente. Nuk ishte ndonjë rol i vështirë që donte një trajtim, ishte profan, i dukshëm dhe me një revoltë normale të të riut që do të ketë jetën e tij. Për atë kohë, Eva ishte shumë më mjeshtre në mënyrën e interpretimit.

Mua më pëlqente shumë Monda sepse ishte shumë high. Nuk kisha kundërshtim për Evën por ishte në dorë të regjisorëve. U mërzita se më iku një ikonë. Kur e kam takuar Mondën, më tha sa gabim kam bërë.“, u shpreh ajo për rolin e Elsës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!