Rokadë në merkato, PSG merr vendimin final për Neymar

schedule17:09 - 19 Nëntor, 2019

schedule 17:09 - 19 Nëntor, 2019

Çmenduritë e merkatos së janarit duket se nuk do të përfundojnë dhe lajmi më i bujshëm deri më tani, është padiskutim ai i publikuar nga DiaroSport. PSG është gati të lërë të lirë Neymar të largohet, madje ia ka ofruar Barcelonës.

Kampionët e Francës duan 140 milionë euro dhe kartonin e talentit 17-vjeçar, Ansu Fati. Ky i fundit ka shkëlqyer këtë sezon dhe po merr vëmendje të madhe. Neymar nuk arriti asnjëherë të justifikojë 222 milionë eurot e paguara për të, për shkak të problemeve jashtë fushave.

Nga ana tjetër, Ansu Fati vlerësohet 40 milionë euro, shifër jashtëzakonisht e lartë, duke marrë  parasysh se para gjashtë muajsh, sulmuesi anësor vlerësohej më pak se 1 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të realizohet me sukses në janar./abcnews.al