Roja italiane sulmoi pasagjerët në sheshin e trageteve

schedule13:35 - 13 Gusht, 2018

schedule 13:35 - 13 Gusht, 2018

35 vjeçari italian, i cili ishte roje fizike i tragetit të linjës Bari-Durrës është proceduar në gjendje të lirë. Ai është autori që u konfliktua dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali. Ky sherr u shua pasi ndërhyn punonjësit e policisë kufitare të Durrësit. Ndërkohë, Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës për rastin në fjalë, me qëllim analizimin dhe parandalimin e rasteve të tjera i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit Portual Durrës mbledhjen e Komitetit të Sigurisë me të gjithë Operatorët në marrjen e masave të nevojshme. Ngjarja ka ndodhur të shtunën. Pasagjerët ishin acaruar pasi kishin disa orë që prisnin për ti nisur për udhëtim, por trageti kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje. Ketu ka filluar dhe sherri me rojen italian./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!